дома
 


Agjencia për emigracion
 02 3 118 633
 info@minisel.gov.mk
  


Agjencia për emigracion



 
 

 Të nderuar,

Nga dita e hënë, 1 mars 2021, fillon vetë-regjistrimi i diasporës, ndërsa do të zgjat deri më 21 prill 2021. Me qëllim, realizimit të njërës nga operaconet më të rëndësishme statistikore në vend, nëpërmjet së cilës fitohen informacione të sakta për gjendjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në diasporë, të cilët do të prezentojnë bazën për ndërtimin efikase dhe efektive të politikës publike, Agjencioni për Emigracion i fton mërgimtarët tanë në diasporë, që nëpërmjet linkut https://popis2021.stat.gov.mk/default.aspx masovikisht të realizoni të drejtën e regjistrimit.
Për të gjitha infomacionet e nevojshme rreth mënyrës së plotësimit të aplikacionit, në periudhën nga 1.03.2021 deri më 21.04.2021, mund të na kontaktoni në adresen elektronike si vijon info@minisel.gov.mk
Në vazhdim, linku nga sqarimi praktikë i aplikacionit për regjistrim.
...▼

Сочувај за печатење 2 посети
3/5/2021

 TAKIMI I KRYETARIT PEKEVSKI ME DREJTORIN E AGJENCISË PËR EMIGRACION


Kryetari i komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, sot në kabinetin e tij, ka realizuar takim me Drejtorin e Agjencisë së Emigracionit, Sllobodan Blliznakovski dhe udhëheqësen e Sektorit të mirëmbajtjes dhe avancimit të marrëdhënieve me mërgatën dhe zhvillimit kulturor të mërgimtarëve, Billjana Kostova.


Në takim është biseduar për iniciativat dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Agjencisë së Emigracionit dhe Komunës së Berovës, në drejtim të integrimit të mërgimtarëve në jetën publike, ekonomike dhe kulturore, shkëmbimin e informacioneve, si dhe mundësitë për investime.


Kryetari Pekevski e informoi për iniciativat e ndryshme që realizon komuna në aspektin kulturor, sherbimet në mbrojtje sociale, si dhe mundësitë për zhvillime dhe investime, në veçanti në pjesën e turizmit.


Drejtori Blliznakovski
...▼

Сочувај за печатење 3 посети
3/4/2021

 Nga dita e hënë, 1 mars 2021, nëpërmjet ueb-faqes https://stat.gov.mk, fillon proçesi i vetëregjistrimit të diasporës dhe do të zgjasë deri më 21 prill.
Më shumë informacione për vetëregjistrimin e diasporës:
https://fb.watch/3XB0n-x9sS/

Сочувај за печатење посети
3/4/2021

 Në zyrat e Agjencisë së Emigrimit, drejtori Sllobodan Bliznakovski, realizoi takim me drejtorin e kompanisë Total TV, z. Nikolla Tasev. Në shenjë falënderimi për donacionin e dhuruar të librave për fëmijë dhe matrialeve për nevojat e gjeneratës më të re të mërgimtarëve tanë në diasporë, drejtori Blliznakovski i ndau mirënjohje z. Nikolla Tasev. Agjencia e Emigrimit donacionin me librat dhe matrialet për fëmijë dhe do t'i dërgoj te mërgimtarët më të rrinj, për t'i ndihmuar në procesin e mësimit të gjuhës maqedonase. Total TV deri më tani shumë herë ka dëshmuar si kompani me përgjegjësi shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo kompani me punë në tregun maqedonas ka filluar në tetor të vitit 2009, ndërsa përmes platformës së tij është si ofruesi më i rëndësishëm i telivizionit digjital dhe satelitor në rajon dhe Evropë.

Сочувај за печатење посети
3/4/2021

Takimi i drejtorit Blliznakovski me drejtoreshën ekzekutive për kulturë Kostovska
Në zyrat e shtëpisë botuese “Kultura”, drejtori i Agjencisë së Emigrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Sllobodan Bliznakovski, pati rastin që të realizoi takim me drejtoreshën ekzekutive të shtëpisë botuese, znj. Ana Kostovska.


Në këtë takim, drejtori Bliznakovski, në shenjë falenderimi znj. Kostovska i ndau mirënjohje për mbështetjen e realizuar përmes dhënies së librave për gjeneratën më të re të mërgimtarëve nga vendi në diasporë. Këto libra në të ardhmën do të dërgohen te mërgimtarët tanë. Një numër të madh të titujve në pajtim me procesim arsimor përmes së cilës fëmijët do të kenë mundësi që të mësojnë gjuhën maqedonase.
Drejtori dhe ekipi i Agjencisë së Emigrimit, mbeten të përkushtuar në promovimin e gjuhës, historisë
...▼

Сочувај за печатење посети
3/4/2021

 Sot kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Borjanço Micesvski, ka realizuar takim pune me drejtorin e Agjencisë së Emigrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllobodan Blliznakovski. Në këtë takim është biseduar për iniciativat dhe mundësitë e bashkëpunimit të Agjencisë dhe komunave, shkëmbimin e informacioneve, si dhe për përvojat lokale në bashkëpunim me organizatat e mërgimtarëve tanë. Me këtë rast, kryetari Micevski informoi për iniciativat e ndryshme kulturore që Komuna e Kriva Pallankës ka planifikuar dhe realizuar, por për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe përhapjes së pandemisë me Kovid 19, disa prej tyre kanë mbetur të parealizuara. Në kuadër të këtij takimi u bisedua për rritjen e bashkëpunimit me mërgimtarët, në veçanti në promovimin e potencialit lokal për investime në pjesën e zhvillimit të turizmit dhe përfitimet ekonomike të kësaj dege, si dhe në pjesën e bujqësisë ...▼

Сочувај за печатење посети
3/4/2021
 
Flag Counter